Përfaqësim ligjor në Kosovë në kërkesa pronësore, çështje posedimi dhe konteste në patundshmëri.
Kontestet pronësore në Kosovë janë të shpeshta dhe zakonisht lidhen me probleme që vijnë prej mungesës së regjistrimeve në regjistra kadastralë, pretendimeve palëve tjera, kontratave problematike, e madje edhe prej vetë mungesës së tyre. Në praktikë, këto çështje kërkojnë reagim në kohë dhe një qasje të qartë, prandaj punojmë ngushtë me klientët për me e kuptu situatën dhe me ndërmarrë hapat e duhur që me i dhënë drejtimin e duhur zgjidhjes së këtyre problemeve.
Merremi me raste që lidhen me pronësinë dhe të drejtat mbi pronë, përfshirë korrigjimin e të dhënave në kadastër dhe situatat kur ka pretendime të ndryshme për të njëjtën pronë. Qëllimi është me e sjell gjendjen në një pikë ku statusi juridik i pronës është i qartë dhe i mbrojtur.
Po ashtu, asistojmë në kontrata dhe transaksione në patundshmëri, duke i rishiku dhe negociu marrëveshjet e shitblerjes, ndërtimit apo qirasë, në mënyrë që kushtet të jenë të qarta dhe të zbatueshme në praktikë.
Në shumë raste, problemi lind kur gjendja në terren nuk përputhet me atë që figuron në dokumente, ku kufijtë (megjat), qasja apo përdorimi i pronës janë ndryshe nga ajo që është regjistruar. Edhe këto situata i trajtojmë me fokus me i sqaru dhe me i vendos në binarë të rregullt.

Kontrata dhe transaksione komerciale
Hartim, rishikim dhe negocim i marrëveshjeve komerciale, me fokus në qartësi, zbatim dhe mbrojtje të interesave të biznesit.
Konteste biznesore
Përfaqësim në konteste komerciale në Kosovë, me fokus te mbrojtja e interesave të biznesit.
Pronësia intelektuale dhe mbrojtja e të dhënave
Mbrojtje e inovacioneve të biznesit dhe të dhënave personale në Kosovë.
Mbrojtje penale
Përfaqësim në çështje penale në Kosovë, me fokus në mbrojtjen e të drejtave dhe ndërtimin e një mbrojtjeje të fortë që nga fillimi.
Kontestet familjare
Trajtim i rasteve të divorcit, kujdestarisë dhe çështjeve të pasurisë familjare në Kosovë.
