Përfaqësim ligjor në Kosovë me fokus në mbrojtjen e të drejtave, lirisë dhe pozicionit të klientit gjatë gjithë procesit penal.
Me u akuzu për një vepër penale në Kosovë nuk është punë e lehtë, ajo prek reputacionin, lirinë dhe jetën tëndë në përgjithësi. Në këto raste, reagimi i shpejtë dhe qasja e duhur prej fillimit bëjnë dallim të madh. Ne i përfaqësojmë klientët që nga fazat e para, duke u siguru që të drejtat e tyre respektohen dhe që mbrojtja ndërtohet mbi fakte, prova dhe ligjin tonë penal.
Jemi me klientin gjatë gjithë procesit, prej intervistave në polici, seancave për paraburgim, e deri në seancat e tjera pranë gjykatës. Paralelisht, e analizojmë rastin në detaje, i shohim provat dhe çdo shkelje procedurale që mundet me ndihmu në mbrojtje.
Kujdesemi që klienti me pas qasje në dokumente dhe që të gjitha të drejtat procedurale me u respektu si duhet gjatë gjithë rastit.
Kur ka vendime të padrejta, i ndjekim të gjitha mjetet ligjore, prej ankesave e deri te të gjitha veprimet tjera që janë në dispozicion, me qëllim me e kthy çështjen në drejtimin e duhur.

Kontrata dhe transaksione komerciale
Hartim, rishikim dhe negocim i marrëveshjeve komerciale, me fokus në qartësi, zbatim dhe mbrojtje të interesave të biznesit.
Konteste biznesore
Përfaqësim në konteste komerciale në Kosovë, me fokus te mbrojtja e interesave të biznesit.
Pronësia intelektuale dhe mbrojtja e të dhënave
Mbrojtje e inovacioneve të biznesit dhe të dhënave personale në Kosovë.
Të drejtat pronësore
Zgjidhje e kontesteve pronësore dhe mbrojtje e të drejtave mbi pronë në Kosovë.
Kontestet familjare
Trajtim i rasteve të divorcit, kujdestarisë dhe çështjeve të pasurisë familjare në Kosovë.
