Mbështetje ligjore për kompani në menaxhimin e marrëdhënieve dhe transaksioneve komerciale.
Kontratat dhe marrëveshjet komerciale janë pjesë bazike e të bërit biznes në Kosovë. Në praktikë, shumë probleme lindin nga marrëveshje që nuk janë të qarta ose nuk janë mendu mirë prej fillimit. Një kontratë e mirë i rregullon raportet mes palëve dhe të mbron nga konteste të panevojshme.
Shërbimet që ofrojmë përfshijnë hartimin dhe rishikimin e kontratave, me fokus që kushtet të jenë të qarta dhe të zbatueshme në praktikë. Po ashtu, këshillojmë dhe përfaqësojmë klientët gjatë negociatave, me qëllim që marrëveshjet të jenë të balancuara dhe në interes të tyre.
Ofrojmë mbështetje ligjore gjatë transaksioneve biznesore, prej diskutimeve fillestare deri në nënshkrim, duke u siguru që struktura e marrëveshjes ka kuptim edhe në praktikë, jo vetëm në letër.
Një pjesë e rëndësishme e punës është edhe identifikimi i rreziqeve ligjore në kohë dhe vendosja e mekanizmave që ndihmojnë me i shmang problemet para se me u paraqit.

