Mbështetje ligjore për biznese në Kosovë në mbrojtjen aseteve intelektuale dhe të dhënave.
Në Kosovë, një pjesë e madhe e vlerës së biznesit lidhet me markën, idetë dhe të dhënat që përdorin çdo ditë. Në praktikë, këto shpesh nuk trajtohen me prioritet derisa të lind një problem, qoftë me përdorimin e markës tregtare nga dikush tjetër apo me mënyrën si menaxhohen të dhënat.
Ne punojmë me biznese për me i rregullu këto çështje në kohë. Si përfaqësues të autorizuar pranë Agjencisë për Pronësi Industriale, ndihmojmë në regjistrimin dhe mbrojtjen e markave dhe të drejtave tjera që lidhen me pronën intelektuale, në mënyrë që të jenë të sigurta dhe të zbatueshme kur lind nevoja.
Paralelisht, asistojmë në organizimin e mbrojtjes së të dhënave, duke vendos rregulla të qarta për përdorimin dhe ruajtjen e tyre. Kjo i ndihmon bizneset jo vetëm me qenë në rregull ligjërisht, por edhe me kriju besim në raport me klientët.
Gjithashtu, përgatisim dokumentacionin që i duhet një biznesi për me funksionu pa rreziqe të panevojshme si marrëveshje konfidencialiteti, kushte përdorimi dhe dokumente të tjera që janë në shërbim të evitimit të rreziqeve.
Kur këto të drejta cenohen, reagojmë në kohë, duke ndërmarrë fillimisht hapa konkretë, si njoftime dhe komunikim direkt, dhe kur është e nevojshme, vazhdojmë edhe me procedurat përkatëse gjyqësore.

Kontrata dhe transaksione komerciale
Hartim, rishikim dhe negocim i marrëveshjeve komerciale, me fokus në qartësi, zbatim dhe mbrojtje të interesave të biznesit.
Konteste biznesore
Përfaqësim në konteste komerciale në Kosovë, me fokus te mbrojtja e interesave të biznesit.
Të drejtat pronësore
Zgjidhje e kontesteve pronësore dhe mbrojtje e të drejtave mbi pronë në Kosovë.
Mbrojtje penale
Përfaqësim në çështje penale në Kosovë, me fokus në mbrojtjen e të drejtave dhe ndërtimin e një mbrojtjeje të fortë që nga fillimi.
Kontestet familjare
Trajtim i rasteve të divorcit, kujdestarisë dhe çështjeve të pasurisë familjare në Kosovë.
