Corporate

Përgjegjësia para lidhjes së kontratës në Kosovë. Kur negociatat krijojnë rreziqe ligjore?

Përgjegjësia para lidhjes së kontratës në Kosovë. Kur negociatat krijojnë rreziqe ligjore?

Përmbledhje praktike e përgjegjësisë ligjore që mund të lindë gjatë negociatave para lidhjes së kontratës.

Përmbledhje praktike e përgjegjësisë ligjore që mund të lindë gjatë negociatave para lidhjes së kontratës.

Nga Kukaj & Associates

Në praktikën e biznesit, negociatat zakonisht trajtohen si diçka joformale ku palët diskutojnë, shkëmbejnë drafte dhe e shohin nëse ka marrëveshje, pa mendu shumë për pasoja ligjore në këtë fazë.

Sipas ligjit në Kosovë, kjo situatë nuk është krejt e tillë.

Edhe pse negociatat vetë nuk krijojnë kontratë, ato nuk janë pa efekt ligjor. Në disa raste, mënyra si zhvillohen mundet me sjell përgjegjësi, edhe nëse marrëveshja nuk arrihet kurrë.

Kjo vjen në shprehje sidomos kur njëra palë hyn në negociata pa pas qëllim real me e përfundu marrëveshjen. Nëse krijohet përshtypja që marrëveshja po shkon drejt finalizimit dhe pala tjetër mbështetet në këtë, pastaj tërheqja pa arsye mundet me sjell pasoja.

E njëjta vlen edhe kur gjatë negociatave krijohen pritje reale. Shpesh bizneset investojnë kohë, resurse dhe kapacitete me idenë që marrëveshja do të arrihet. Në momentin kur njëra palë tërhiqet papritmas, nuk është më çështje a ka kontratë apo jo, por a ka ndodh dëm që duhet me u kompensu.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në marrëdhënie më të mëdha biznesore, në negociata që zgjasin ose kur palët kanë bashkëpunu edhe më herët. Sa më shumë që avancojnë negociatat, aq më shumë rritet pritja që marrëveshja do të lidhet.

Andaj, mënyra si ndërpriten negociatat ka rëndësi. Ligji në Kosovë nuk e ndalon tërheqjen, por ajo duhet me u bë në mirëbesim dhe pa i shkaktu palës tjetër dëm të panevojshëm. Ndërprerja e papritur, sidomos pas një periudhe të gjatë negociatash, mundet me sjell përgjegjësi për dëmin.

Në praktikë, shumë biznese nuk e marrin parasysh këtë rrezik. Negociatat zhvillohen pa dokumentim të qartë, pa kufizime apo pa e sqaru mirë qëllimin e palëve. Kjo krijon paqartësi dhe e rrit ekspozimin ndaj rrezikut.

Po ashtu, shpesh draftet, email-et apo konfirmimet joformale trajtohen si “jo detyruese”, por në realitet ato mund të përdoren për me vlerësu sjelljen e palëve. Në disa raste, këto elemente tregojnë që njëra palë ka vepru pa qëllim serioz ose ka shkaktu dëm.

Në praktikë, mënyra më e sigurt është me i trajtu negociatat si pjesë të një procesi ligjor, jo si fazë pa rrezik. Komunikimi i qartë, pritjet e definuara dhe dokumentimi i duhur e ulin ndjeshëm rrezikun.

Për këtë arsye negociatat nuk krijojnë kontratë, por mund të krijojnë përgjegjësi.

Nëse jeni në negociata ose në një situatë ku marrëveshja ka dështuar, mund të na kontaktoni për me e vlerësu pozicionin tuaj sipas ligjit në Kosovë.

* Ky tekst është për qëllime informative dhe nuk përbën këshillë ligjore. Për situata konkrete, rekomandohet konsultim direkt profesional.

Male and female lawyers looking at the camera

Bisedo me ne

Për këshilla ligjore, përfaqësim apo bashkëpunim profesional, mund të na kontaktoni përmes formularit më poshtë ose përmes kanaleve të kontaktit në këtë sajt. Çdo kërkesë e juaja trajtohet me seriozitet dhe konfidencialitet të plotë.