Corporate

Të dhënat personale në ueb-faqe dhe obligimet ligjore për bizneset në Kosovë

Të dhënat personale në ueb-faqe dhe obligimet ligjore për bizneset në Kosovë

Çfarë duhet të dijë çdo biznes në Kosovë për mbrojtjen e të dhënave personale në ueb-faqe?

Çfarë duhet të dijë çdo biznes në Kosovë për mbrojtjen e të dhënave personale në ueb-faqe?

Nga Kukaj & Associates

Me pas një ueb-faqe sot nuk është veç çështje teknike apo marketingu, është edhe përgjegjësi ligjore. Në Kosovë, shumë biznese mbledhin dhe përpunojnë të dhëna personale përmes faqeve të tyre, pa e pasë të qartë çka kërkon ligji në këto raste.

Në praktikë, kjo pjesë shpesh lihet anash. Faqet lansohen shpejt, me fokus te dizajni apo shitja, ndërsa përputhshmëria ligjore shihet si diçka dytësore. Si rezultat, elementet bazë që kërkohen nga ligji për mbrojtjen e të dhënave ose mungojnë, ose nuk janë të plota.

Një prej problemeve më të zakonshme është mungesa e një politike të privatësisë që është e qartë dhe e qasshme. Shumë faqe ose nuk e kanë fare, ose përdorin template të përgjithshme që nuk kanë lidhje me mënyrën reale si përpunohen të dhënat. Në këto raste, përdoruesi nuk e di çka po mblidhet, si përdoret dhe kush ka qasje në ato të dhëna.

Po ashtu, përdorimi i cookies dhe mjeteve të gjurmimit shpesh bëhet pa informim të duhur. Në praktikë, shumë faqe mbledhin të dhëna si IP adresat, informacion për pajisjen apo sjelljen e përdoruesit, pa e njoftu vizitorin që në hyrje. Edhe kur ka cookie banner, shpesh është i mangët ose nuk i plotëson kushtet për pëlqim të vlefshëm.

Kjo bëhet problematike sidomos kur kërkohet pëlqimi i përdoruesit. Sipas ligjit në Kosovë, pëlqimi duhet me qenë i lirë, specifik, i informuar dhe i shprehur qartë. Thjesht vazhdimi i përdorimit të faqes nuk mjafton nëse përdoruesi nuk është informu si duhet.

Një tjetër problem është mungesa e transparencës për mënyrën si përpunohen të dhënat. Shpesh nuk sqarohet pse mblidhen të dhënat, mbi çfarë baze ligjore përpunohen, sa kohë ruhen apo a ndahen me palë të treta. Këto nuk janë formalitete, janë kërkesa themelore ligjore.

Nga ana praktike, rreziku nuk është veç teorik. Bizneset që operojnë me ueb-faqe po i nënshtrohen gjithnjë e më shumë kontrollit dhe inspektimeve, sidomos kur të dhënat mblidhen përmes formularëve, mjeteve analitike apo integrimeve të jashtme. Kur mungon përputhshmëria, kjo mund të çojë në masa korrigjuese ose edhe gjoba.

Shpesh mendohet që përdorimi i mjeteve standarde për ueb garanton përputhshmëri ligjore, por në realitet përgjegjësia mbetet te biznesi. Pavarësisht nëse të dhënat mblidhen përmes formularëve, analytics apo plugin-eve, obligimi për me i informu përdoruesit dhe për me e bërë përpunimin në mënyrë të ligjshme mbetet i njëjtë.

Në praktikë, përputhshmëria nuk është e komplikuar, por kërkon kujdes. Një faqe e rregullt duhet me pas politika të qarta për privatësi dhe cookies, informim të dukshëm që në hyrje dhe mekanizma për me marrë pëlqim të vlefshëm kur është e nevojshme.

Për bizneset në Kosovë, kjo nuk është veç obligim ligjor, por edhe çështje besimi. Përdoruesit sot presin transparencë, dhe mungesa e saj ndikon direkt edhe në reputacion.

Nëse ueb-faqja juaj mbledh apo përpunon të dhëna personale dhe nuk jeni të sigurt a është në përputhje me ligjin, mund të na kontaktoni për me e vlerësu dhe me ju sjell në përputhje me kërkesat ligjore.

* Ky tekst është për qëllime informative dhe nuk përbën këshillë ligjore. Për situata konkrete, rekomandohet konsultim direkt profesional.

Male and female lawyers looking at the camera

Bisedo me ne

Për këshilla ligjore, përfaqësim apo bashkëpunim profesional, mund të na kontaktoni përmes formularit më poshtë ose përmes kanaleve të kontaktit në këtë sajt. Çdo kërkesë e juaja trajtohet me seriozitet dhe konfidencialitet të plotë.