
Nga Kukaj & Associates
Faturat e papaguara janë një prej problemeve më të zakonshme për bizneset në Kosovë. Në praktikë, shumë biznese vonohen me vepru. Mbështeten në komunikim joformal e premtime verbale që pagesa do të bëhet. Kjo ndonjëherë funksionon, por në shumicën e rasteve vetëm e zgjat zgjidhjen e problemit dhe e dobëson pozicionin e kreditorit.
Hapi i parë është gjithmonë me e vlerësu bazën ligjore të kërkesës. Kontrata me shkrim, fatura, dëshmia e dorëzimit apo çdo dokument që tregon detyrimin janë thelbësore. Sa më i qartë dhe i fortë dokumentacioni, aq më e lehtë bëhet procedura e kthimit të borgjit.
Në shumë raste, zgjidhja më efikase është me provu ardhë të një marrëveshje para se me shku në gjykatë. Një njoftim formal apo kërkesë për pagesë e strukturuar mirë shpesh i jep rezultatet e veta, sidomos kur debitori është ende aktiv dhe raporti nuk është prishë plotësisht. Në praktikë, përfshirja e hershme ligjore shpesh i rrit gjasat me e zgjidh rastin pa gjykatë.
Kur marrëveshja nuk është e mundur, hapi tjetër është inicimi i procedurës gjyqësore. Kjo nënkupton paraqitjen e padisë dhe vërtetimin e ekzistencës së borxhit përmes gjykatës kompetente. Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk mjafton. Në Kosovë, përmbarimi është fazë e veçantë që kërkon veprime shtesë. Edhe pasi të merret vendimi, kreditori duhet me e nisë procedurën e përmbarimit për me e realizu pagesën.
Përmbarimi realizohet përmes përmbaruesve privatë dhe gjykatës, përfshirë masa si bllokimi i llogarive bankare, sekuestrimi i pasurisë apo veprime të tjera për me e përmbush kërkesën. Sa efektiv është ky proces varet shumë nga gjendja financiare e debitorit dhe çka ka realisht në dispozicion.
Një prej gabimeve më të shpeshta është pritja e gjatë para se me vepru. Sa më shumë që vonohet reagimi yt, aq më shumë rritet rreziku që borxhi mos me u rikuperu fare.
Në praktikë, rikuperimi i borxheve duhet me u trajtu strategjikisht – me analizë të hershme, dokumentim të rregullt dhe veprim në kohë.
Borxhi nuk kthehet vetë, andaj duhet me u ndjek me hapa konkretë.
Nëse biznesi juaj ka fatura të papaguara apo pagesa të vonuara, mund të na kontaktoni për me vlerësu situatën dhe me përcaktu qasjen më efektive për rikuperim.
* Ky tekst është për qëllime informative dhe nuk përbën këshillë ligjore. Për situata konkrete, rekomandohet konsultim direkt profesional.
Vështrime. Analiza. Të reja.
Artikuj, analiza dhe lajme nga Kukaj & Associates.



