Corporate

Si t’i shmangni rreziqet ligjore gjatë blerjes së pasurive të paluajtshme në Kosovë?

Si t’i shmangni rreziqet ligjore gjatë blerjes së pasurive të paluajtshme në Kosovë?

Detyrimet kryesore ligjore për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale në ueb-faqe.

Detyrimet kryesore ligjore për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale në ueb-faqe.

Nga Kukaj & Associates

Në Kosovë, blerja e një prone shpesh shihet si një proces i thjeshtë. Në praktikë, megjithatë, shumë probleme dalin në pah vetëm pasi kontrata është nënshkruar. Arsyeja kryesore është se çështje të rëndësishme juridike nuk trajtohen siç duhet që në fillim.

Një nga rreziqet kryesore lidhet me vetë pronësinë. Në praktikë, ka shumë raste kur pronat nuk janë të regjistruara siç duhet në kadastër, ose regjistrimet janë të paplota. Kjo e vështirëson verifikimin e pronësisë dhe, në disa raste, e bën atë të pasigurt.

Shpesh ndodh që blerësit të mbështeten në fjalë apo dokumente të pjesshme, pa bërë një kontroll të plotë juridik. Bashkëpronësia e pazgjidhur, të dhënat e vjetruara në kadastër apo pretendimet e ndryshme mbi të njëjtën pronë nuk përfaqësojnë raste të izoluara. Në këto situata, është e vështirë të dihet se kush është pronari i vërtetë.

Hyrja në një marrëveshje pa e pasur të qartë pronësinë është një nga mënyrat më të shpejta për të përfunduar në konteste të gjata dhe të kushtueshme.

Një tjetër problem i shpeshtë janë vetë kontratat. Në shumë raste, ato hartohen në mënyrë standarde, pa reflektuar realisht marrëveshjen mes palëve. Çështje si mënyra e pagesës, afatet, dorëzimi i pronës apo përgjegjësia për vonesa shpesh mbeten të paqarta. Kur lind një problem, kontrata nuk ofron mbrojtje reale.

Edhe pse transaksionet zakonisht kalojnë përmes noterëve, kjo nuk do të thotë se kontrata është domosdoshmërisht e mirëstrukturuar. Në praktikë, kontratat noteriale shpesh janë të përgjithshme dhe nuk adresojnë rreziqet konkrete që mund të dalin gjatë zbatimit të tyre.

Kjo shihet sidomos te blerjet në ndërtim. Shpesh palët bien dakord që në rast vonese, zhvilluesi t’i paguajë blerësit qira. Por në shumë raste, shuma e kësaj qiraje nuk përcaktohet qartë. Edhe pse duket detaj i vogël, kjo ka pasoja të mëdha: pa një shumë të saktë, detyrimi nuk mund të zbatohet drejtpërdrejt përmes përmbarimit dhe kërkon një proces gjyqësor shtesë. Kjo nënkupton kohë, kosto dhe pasiguri.

Në treg ka gjithnjë e më shumë ndërmjetës dhe agjenci që lidhin blerësit me shitësit. Ata e lehtësojnë procesin, por zakonisht fokusohen te përmbyllja e marrëveshjes, jo te analiza e rreziqeve ligjore. Për këtë arsye, mbështetja vetëm te ndërmjetësit nuk është e mjaftueshme.

Nga ana praktike, problem paraqet edhe mënyra se si zhvillohet vetë transaksioni. Ka raste kur pagesa bëhet para se të sigurohet transferimi i pronësisë, ose prona dorëzohet pa garanci të mjaftueshme ligjore. Këto situata janë ndër burimet më të shpeshta të kontesteve.

Në shumicën e rasteve, këto probleme nuk vijnë nga keqbesimi, por nga mungesa e një kontrolli të duhur ligjor para se të përfundojë marrëveshja. Blerja e një prone nuk është vetëm çështje marrëveshjeje, por një proces ligjor që duhet strukturuar me kujdes.

Andaj, qasja më e sigurt është që çdo transaksion të verifikohet siç duhet, të dokumentohet qartë dhe të strukturohet në mënyrë që të mund të zbatohet pa pengesa sipas ligjit në fuqi në Kosovë. Përfshirja e një avokati që në fillim ndihmon që marrëveshja të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme, duke ulur rrezikun e problemeve në të ardhmen.

Nëse planifikoni të blini, shisni apo investoni në pasuri të paluajtshme në Kosovë, mund të kontaktoni zyrën time për një rishikim profesional të transaksionit që në fazën fillestare.

* Ky tekst ka karakter informues dhe nuk përbën këshillë ligjore. Për këshilla konkrete, rekomandohet konsultimi i drejtpërdrejtë profesional.

Male and female lawyers looking at the camera

Bisedo me ne

Për këshilla ligjore, përfaqësim apo bashkëpunim profesional, mund të na kontaktoni përmes formularit më poshtë ose përmes kanaleve të kontaktit në këtë sajt. Çdo kërkesë e juaja trajtohet me seriozitet dhe konfidencialitet të plotë.